Deri në Dhjetor 2013, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë ishte një organ brenda Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave me përgjegjësi për miratimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë dhe aktet nënligjore që rrjedhin prej tij. Që nga dhjetori 2013, me miratimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 164/2013), Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë ka statusin e subjektit juridik, llogarinë e vet të buxhetit si përdorues i buxhetit, i linjës së parë, zhvillon në mënyrë të pavarur procedurat e punësimit në përputhje me ligjin dhe vendos për të drejtat dhe detyrimet e marrëdhënies së punës.
Puna e Inspektoratit drejtohet nga drejtori i cili emërohet dhe shkarkohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Drejtori është përgjegjës për punën e tij para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave. Drejtori merr masa dhe kujdeset për aftësimin dhe përmirësimin profesional, duke organizuar trajnime profesionale dhe përkatëse në vend dhe jashtë vendit, për shkak të zbatimit unik të ligjeve dhe rregulloreve, si dhe përmirësimit të kushteve të punës së inspektorëve dhe miraton programin vjetor tëpunës sëInspektoratit.
Në pajtim me Ligjin për Ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin Shtetëror tëë Bujqësisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 164/2013 dhe Ligji për Ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrje të Inspektimit (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Nr. 147) / 2013), Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë përgatit një program vjetor për punën e shërbimit të inspektimit dhe ia paraqet atë Këshillit të Inspektimit.Programi vjetor i punës i Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë është një metodë për zbatimin e planeve dhe strategjive për të arritur efektin e dëshiruar në punë, d.m.th., sasi dhe cilësi më të madhe në kryerjen e inspektimeve në Inspektorat.
Në përputhje me Ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësis (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 20 datë 16.02.2009), aktivitetet e inspektimit në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe akuakulturës kryhen nga Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë, si organ brenda Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
Misioni
Misioni ynë është të kryejmë inspektime të organizuara, efikase, efektive, cilësore, funksionale në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe akuakulturës në territorin e Republikës së Maqedonisësë Veriut, aftësimin profesional dhe përsosjen e punonjësve të saj, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimittë organizuar.
Vizioni
Vizioni ynë është të rrisim mirëqenien dhe të përmirësojmë standardin e jetesës, zhvillimin dhe ringjalljen e zonave rurale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe zvogëlimin e krimit të organizuar, i cili do të sigurojë hyrjen më të shpejtë në BE.